Konferenca “Roli i edukimit në procesin e themelimit të përgjegjësisë dhe pajtimit” mbajtur në Beograd.

Konferenca “Roli i edukimit në procesin e themelimit të përgjegjësisë dhe pajtimit” mbajtur në Beograd.

post_obrazovanjeFondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqata “Juristi” (‘Pravnik’) nga Sarajeva, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Union dhe Qendrës për Studime Juridike Krahasimtare kanë organizuar në datën 6 shkurt të vitit 2015 konferencën mbi rolin e arsimit në proceset dhe strategjitë e drejtësisë tranzicionale. Konferenca është mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Union, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkësive akademike nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, në mesin e të cilëve kanë qenë profesor të universitetit, hulumtues dhe bashkëpunëtor shkencor në fushat e drejtësisë, historisë, antropologjisë, sociologjisë, shkencave politike dhe shkencave e disiplinave të tjera si dhe përfaqësues të tri gjeneratave të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

Konferencën e kanë hapur dekani I Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Union, dr Zllatko Stefanoviq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në  Serbi Denis Kif dhe drejtoresha ekzekutive e FDH-së Sandra Orlloviq. Ata, në fjalët e tyre hyrëse, e kanë theksuar domosdoshmërinë e futjes së drejtësisë tranzicionale në universitete, duke vënë në spikamë se implementimi i drejtësisë tranzicionale dhe i procesit të pajtimit në rajonin e ish Jugosllavisë anë parakusht i paqes afatgjatë. Profesori Brandon Hamber nga Irlanda Veriore, i cili është themelues dhe drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Hulumtime në Universitetin e Ulsterit në Irlandën Veriore, ka mbajtur prezantimin mbi rrugën e zhvillimit të drejtësisë tranzicionale, që ka lindur si një varg i masave për krijimin e shtetit të së drejtës dhe i nxitjes së luftës kundër mosndëshkueshmërisë në shoqëritë post-konfliktuoze deri në formimin e fushës së re akademike të studimit. Nëpërmes të përvojës vetjake të ligjërimit, por edhe përvojës së themelimit të Qendrës për Studime të Dhunës dhe Pajtim në Johanesburg si dhe punës hulumtuese në kuadër të kësaj qendre, profesori Hamber e ka prezantuar një nga shembujt e suksesshëm të përfshirjes së drejtësisë tranzicionale në sistemin e arsimit zyrtar.

Në sesionin e parë me titullin Roli i bashkësisë akademike në proceset e drejtësisë tranzicionale në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë – në të cilin kanë folur profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Union në Beograd Vesna Rakiq Vodineliq, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës Zarija Seizoviq dhe profesoresha e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës Nita Luci – është bërë fjalë për sfidat, të cilat janë vënë para tyre nga elitat politike dhe mbështetja dhe vullneti i pamjaftueshëm politik, që qëndrojnë si pengesa në të tria rajonet kur është fjala për futjen e drejtësisë tranzicionale në universitete. Autorët e fjalëve hyrëse, të cilët kanë folur në sesion mbi raportin e arsimit formal dhe joformal, profesoresha e Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit Dasha Duhaçek, profesoresha e Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës Nermina Mujagiq dhe profesori Adriatik Kelmendi nga Universiteti AAB i Prishtinës, kanë vënë në spikamë se në rrethanat ekzistuese, në të cilat nuk ka përkrahje të elitave politike në asnjërin prej shteteve të rajonit, veprimi individual i secilit prej profesorëve si në kuadër të kurikulës së tyre, ashtu edhe në programet e arsimimit joformal, mund të jetë me peshë të madhe, si një hap i parë i një nisme gjithëpërfshirëse. Qasja rajonale në futjen e drejtësisë tranzicionale, nga të gjithë pjesëmarrësit, është vlerësuar si e një rëndësie kyçe dhe të domosdoshme dhe, në lidhje me këtë, është bërë fjalë edhe për bashkëpunimin e mundshëm midis universiteteve në rajon.

Në fund, sesioni i fundit me titullin Gjeneratat e reja: Kundërvënia ndaj narrativave të vjetër i është kushtuar prezantimeve të studentëve të të tri gjeneratave të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale. Kanë folur Seid Buriqi dhe Jasmina Drekoviqi nga Bosnja dhe  Hercegovina, Vishnja Shijaçiqi dhe Norbert Shinkoviqi nga Serbia dhe Nëntor Oseku dhe Feride Podvorica nga Kosova. Prezantimet e tyre në mënyrë të posaçme kanë vënë në pah të gjitha të metat e arsimit formal, nevojat e vërteta të gjeneratave të reja, të cilat janë rritur ose të cilat janë duke u rritur në një shoqëri e cila ende nuk i ka tejkaluar tensionet etnike dhe e cila nuk është ballafaquar me të kaluarën vetjake.

Share